Erion Veliaj kujtohet pas 8 vitesh që kryeqyteti duhet asfaltuar. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin e radhës prej 8 milionë eurosh për arnimin e rrugëve të Tiranës.
Në tetë vite të mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës, një prej të cilëve e mori pa asnjë konkurent Erion Veliaj u kritikua nga banorët për mungesën e investimeve në rrugët e amortizuara.
Madje jo pak herë ai është akuzuar nga vetë banorët për shndërrimin e kryeqytetit në një zonë të humbur të botës së tretë.
"Mbyll një kanal, hap një kanal tjetër. Paguaj taksë, hapet një taksë tjetër.Gërmohet, mbrapa i hidhet asfalti. Nuk lihet kështu.
Ça projekti do kjo? Të paktën të rregullojnë pusetat. I kanë vënë kapak betoni.
Këtu i kam mbushur unë, punoj në ndërtim. Marr baza andej e mbush gropat. Shiko si bëhet pellg, futet nëpër shtëpi. Në dimër këtu do varkë të kalosh," thonë banorët.
Por tashmë që është zënë nga ethet e votimeve dhe nga përballja që do të ketë në zgjedhjet e rradhës kryebashkiaku ka hapur thesin.
Pikërisht kur po afron afati për të ndalur asfaltin electoral ka hapur thesin duke dhënë jo pak por 1 miliard lekë, ose rreth 8 milionë euro për shtrimin e akseve të amortizuara. Sipas të dhënave zyrtare në prokurim janë hedhur thuajse të gjitha zonat e Tiranës.
Por tashmë lind pyetja kur Veliaj i ka pasur fondet në dispozicion përse nuk investoi më herët për të lehtësuar jetesën e familjave, por i la në mëshirë të fatit?
Madje sa herë që publikoheshin denoncime të tilla Veliaj e gjente përgjigjen duke akuzuar mediat. Madje edhe në atë kohë harroi premtimin se do ti kthente edhe fshatrat si qendra e qytetit, duke bërë të kundërtën, ktheu zona të tëra në Tiranë si në gjendjen e fshatrave më të thellë.