Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 7 qytetarë nga 109 testime.
Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Kuçovë.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bëri sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 331.499 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 327.656 janë shëruar, 251 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.592 pacientë.