Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë

Shqipëria

Rama nis fushatën për zgjedhjet lokale, seri takimesh në të gjitha bashkitë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:55
Edi Rama

Zgjedhjet lokale të vitit 2023 ishin në fokusin e diskutimeve të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Në përfundim të saj kryeministri Rama njoftoi se do të zhvillojë një tur takimesh në të gjitha bashkitë e vendit duke nisur kështu edhe fushatën për zgjedhjet vendore pavarësisht se nuk ka një datë të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Me zgjedhjet në mendje duket se po planifikohet edhe buxheti i vitit të ardhshëm. Në këtë kuadër, Rama foli edhe për masat që Qeveria do të ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët nga efektet e krizës dhe inflacionit.

Në vëmendje ka gjithmonë edhe opozitën, sulmi ndaj të cilës, si pjesë e strategjisë elektorale, duket se do të ketë si kryefjalë çështjen e financimeve ruse. Në lidhje me këtë çështje Rama nënvizoi se ka të tjera fakte që nuk janë bërë publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat