Berisha për dy anijet e prodhimit të energjisë në Vlorë: Në dy vite do shpenzohen 730 mln euro

Shqipëria

Berisha për dy anijet e prodhimit të energjisë në Vlorë: Në dy vite do shpenzohen 730 mln euro

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 23:57
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po shpenzon shuma të majme me sjelljen e dy anijeve për prodhimin e energjisë elektrike.

I ftuar në Syri Tv, Berisha deklaroi se kostoja ditore për këto dy anije është 600 mijë euro, ndërsa kostoja pas dy vitesh do të shkojë në 730 milionë euro.

Sipas ish-kryeministrit, me këtë shifër, Shqipëria mund të ndërtonte 3 HEC-e me gaz.

Çim Peka: Shqipëria në krizë energjitike ndërkohë që Rama ka gjetur si zgjidhje dy supergjeneratorë në Vlorë, që ju jeni kundër.

Berisha: Jam kundër, pasi janë dy gjeneratorë të cilët janë marrë në kushtet kur prodhimi vendas është me tepricë, jo me pakicë. Ka shifra aty. Janë marrë me një teknologji mazuti që e shkatërron mjedisin në Vlorë. Janë marrë me qira, 90 mijë euro në ditë të dy. Mazuti kushton 520 mijë euro. Gjithsej shkon 600 mijë euro kostoja ditore. Brenda 2 vjetëve ato shkojnë 730 milionë euro. Me 730 milionë euro, mund të ndërtonin me çelësa në dorë, brenda 2 viteve, 3 HEC-e me gaz. Gazin e kemi në Seman. Mund të jetë dhe ky. Kjo ishte energjia.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat