Aksident në Tiranë, makina përplas motorrin tek Pallati me Shigjeta! Policia jep detajet e para

Shqipëria

Aksident në Tiranë, makina përplas motorrin tek Pallati me Shigjeta! Policia jep detajet e para

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta” në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka përplasur një motor, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.10.2022, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin I. Sh., 23 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 22 vjeç.

Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat