Berisha: Për procesin ndaj SHBA-së, nuk i ndahem gjyqit ndaj Antony Blinken deri në fund të jetës

Shqipëria

Berisha: Për procesin ndaj SHBA-së, nuk i ndahem gjyqit ndaj Antony Blinken deri në fund të jetës

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 00:46
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shpalljen non-grata nga Britania e Madhe të cilën e cilësoi si një akt korruptiv.

I ftuar në Syri Tv, Berisha deklaroi se ai do ta ndjekë në çdo shkallë gjyqësore këtë çështje. Duke u ndalur tek procesi gjyqësor që ka hapur ndaj SHBA-së, Berisha tha se nuk do ta lërë kurrë procesin ndaj Antony Blinken.

BerishaAmbasadori deklaroi se e kanë bërë vetë. Në fakt e ka bërë vetë ambasadori. Ky ka dezinformuar vendin e tij. Britania është shtet ligjor, ka procedura shumë transparente dhe të qarta. Gjithçka ecën sipas procedurave, ndaj do e ndjek në të gjitha shkallët. Është kryekëput akt korruptiv. 

Siç kam thënë për atë që është akt korruptiv i George Soros. Është akt korruptiv i këtij ambasadori i cili bëri gjithçka për të ndërhyrë prapaskenë në punët e PD-së dhe dështoi. Më pas nxorri një person që nuk e kam njohur kurrë që ka dëshmuar për korrupsionin tim.

Janë veprime nga një monstër si George Soros. Është një fatkeqësi e madhe për të gjithë botën. Vetëm në Google të marrësh, të gjithë ata që janë non-grata, kanë nga 4 faqe se për çfarë akuzohen. Ndërsa për mua vetëm 4 rreshta. Jam krenar për dy gjëra, mbrojta sovranitetin e vendit tim. 

Por një gjë më të madhe, këta qindra mijëra mbështetës të mi, kanë meritë të jashtëzakonshme. Janë njerëz të lirë. Nuk pranojnë të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim që ka lënduar dinjitetin tim. Do jetë salla e gjyqit ajo që do qartësojë të vërtetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat