Berisha mbledh kryesinë për primaret: Takohemi edhe me aleatët, propozimet e tyre të arsyeshme. Të gjejmë gjuhën e përbashëkt

Shqipëria

Berisha mbledh kryesinë për primaret: Takohemi edhe me aleatët, propozimet e tyre të arsyeshme. Të gjejmë gjuhën e përbashëkt

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:04
Berisha mbledh kryesinë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.

Berisha: Mbledhja është e një rëndësie të vecantë në përputhje me përcaktimet statutore. Ne vijojmë me përpjekjen tonë për një transformim të jetës së PD në një forcë politike më demokratike më të hapur që vendimmarrjen ia besoj anëtarësisë dhe simpatizantëve të saj. Do të jenë ata që me votën e tyre do të përcaktojnë qytetarët e parë, këshilltarët dhe mendoj se kjo risi është një kontribut thelbësor I opozitës shqiptare në demokracinë e këtij vendi

Vecanërisht zbatimi I kësaj praktike, merr një rëndësi të vecantë pot ë kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe është mbajtur ndaj votës në tërësi që faktikisht ka kaluar në formalitet.

Është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor, vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Janë zhvilluar do zhvillohen takime me aleatët për të gjetur gjuhën e përbashkët. Kanë sygjerime të drejta, propozime të arsyeshme. Theksoj që këtu që mirëpriten të gjitha sygjerimet e tyre, kandidaturat e tyre, nga shoqëria civile, bota akademike. Hapim një garë të paparë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, ndaj duhet të bëjmë gjithcka për suksesin e saj.

Ekzistojnë kushtet dhe mundësitë për një process dinjitoz dhe transparent. Ftoj ju kryetarët e grupeve të punës, anëtarët, të bëhet promovimi I këtij procesi, një hap I rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat