Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar të martën ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.
“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin mes Shqiperise dhe SHBA-se për mbrojtjen, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike te Shqiperise.
Udhëheqësit amerikane- duke përfshirë Shefin e Mbrojtjes amerikane në takimin ministror të NATO-s në tetor – e kanë bërë të qartë se ne dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e #NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan diplomatja Yuri Kim në Twitter.