“Çmendet” moti në vjeshtë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Shqipëria

“Çmendet” moti në vjeshtë, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Edhe për ditën e nesërme Shqipëria do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Sipas SHMU era për do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 23°C   

në zona e ulëta 5 deri 27°C 

në zona bregdetare 11 deri 26°C

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat