“Fati” i Olta Xhaçkës/ Nesër mblidhet Këshilli për Rregulloren, diskutohet draftraporti për heqjen e mandatit

Shqipëria

“Fati” i Olta Xhaçkës/ Nesër mblidhet Këshilli për Rregulloren, diskutohet draftraporti për heqjen e mandatit

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 19:50
Olta Xhaçka.

Ditën e nesërme ne oren 14:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet për të diskutuar draftraportin ku opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes dhe ministres Olta Xhaçka.

Në njoftimin e bërë publik thuhet se do bëhet “diskutimi i draftraporteve për shqyrtimin e mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandates të deputetes Olta Xhaçka dhe të deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat