Kush nga emrat e përfolur si kandidatë të PD për kryetar Bashkie në Tiranë e mund Veliajn? Përgjigjet Shehi

Shqipëria

Kush nga emrat e përfolur si kandidatë të PD për kryetar Bashkie në Tiranë e mund Veliajn? Përgjigjet Shehi

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folure për zgjedhjet lokale dhe se kush mund të jetë kandidati ideal i opozitës.

I pyetur nga moderatori Endri Xhafo se kush nga emrat e përfolur si kandidat për Bashkinë e Tiranës nga ana e opozitës për të cilët Abcnews.al ka bërë dhe një sondazh e mund Erjon Veliajn, Shehi tha se të gjithë e bëjnë një gjë të tillë.

Sipas tij si Ilir Alimehmeti, ashtu dhe Jorida Tabaku, Fatbardh Kadilli, Juljan Deda, Belind Këlliçi apo cilido kandidat tjetër nëse ka mbështetjen e plotë të opozitës e mund Veliajn.Pjesë nga biseda:

Xhafo: Kush e mund Erjon Veliajn?

Shehi: E mundin të gjithë. Unë them secili prej atyre me mbështetjen e opozitës e mund Veliajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat