Ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure rehabilitimi i autostradës Durrës-Tiranë.
Punimet po kryhen nga Ura e Dajlanit dhe do të vijojnë në drejtim të Tiranës. Për shkak të ndërhyrjes, njëra korsi do të jetë e bllokuar në një gjatësi prej afro 500 metrash.
Policia apeloi që qytetarët që do të udhëtojnë në drejtim të kryeqytetit të ulin shpejtësinë me qëllim evitimin e aksidenteve.
I gjithë procesi i ndërhyrjes në autostradë pritet të zgjasë 25 dite.