Protesta për pagat, Rama i drejtohet kreut të sindikatës: Kërkesë fyese në kohë lufte nga zullumi i non-gratave e rublave

Shqipëria

Protesta për pagat, Rama i drejtohet kreut të sindikatës: Kërkesë fyese në kohë lufte nga zullumi i non-gratave e rublave

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 18:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Eama ka theksuar edhe njëherë se kërkesat e pedagogëve të cilët kanë bojkotuar mësimin nuk do të merren seriozisht në këtë kohë lufte.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Rama i drejtohet kreut të Sindikatës së Pedagoëve duke thënë se është krenat që ka qenë pjesë e SHIK, dhe “zullumi i ‘non gratave’ dhe rublave është futur në hapësirën universitare”

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”- ishte reagimi i Ramës në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat