Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.
Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur në rrugën dytësore të fshatit.
34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sipas informacioneve, ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 për trafik emigrantësh.