Futën 1.7 mln euro të falsifikuara në Shqipëri, 12 vite burg në total për dy francezët

Shqipëria

Futën 1.7 mln euro të falsifikuara në Shqipëri, 12 vite burg në total për dy francezët

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

12 vite burg në total ka dhënë Gjykata e Tiranës, për dy shtetasit francezë të cilit i gjeti fajtor për futjen e 1.7 mln eurove të falfikuara në Shqipëri. Ndërkohë personi i tretë u shpall i pafajshëm.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se gjykata ka dënuar me nga 6 vite burg, dy të pandehurit, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, ndërsa Jennifer Chollet u la e lirë.

Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në maujin shkurt, në bagazhet e tyre janë gjetur sasi të konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Policia sekuestroi 1 milion e 75 mijë euro të dyshuara të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular.

Vendimi i gjykatës
1. Deklarimin fajtor te pandehurit J N per kryerjen e vepres penale «Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.

1.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit J N per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit J N me 6 (gjashte) vjet burgim.

Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.

2. Deklarimin faitor te pandehurit N Z F per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazar ne nenin 183/2 te K.Penal, denimin e tij me 9 (nente) vjet burgim,
2.1. Pushimin e akuzes ndaj te pandehurit N Z F per akuzen e kryerjes se vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga nenet 143/3 e 22 te K.Penal.
Zbatimin e nenit 406 te K.Pr.Penale, uljen e 1/3 se denimit dhe denimin e te pandehurit N Z F me 6 (gjashte)vjet burgim.

Vuajtja e denimit te filloje nga dita e arrestimit ne flagrance date 16.02.2022.

3. Deklarimin e pafajshem te te pandehures J Ch per akuzen e kryerjes se vepres penale “Falsifikimi i monedhave”, ne bashkepunim, me pasoja te renda, parashikuar nga neni 183/2 te K.Penal.
3.1.Pushimin e akuzes ndaj te pandehures J Ch per kryerjen e vepres penale “Mashtrimi”, mbetur ne tentative, ne bashkepunim, me pasoja te renda, bazuar ne nenet 143/3 e 25 te K.Penal.
Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehures J Ch nga IEVP “Ali Demi” nr.325, ne rast se nuk mbahet per çeshtje tjeter penale.
Shpenzimet proceduriale tu ngarkohen solidarisht te pandehurve J N dhe N Z F.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat