Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata jep masat e sigurisë për të akuzuarit!

Shqipëria

Tjetërsuan pronë në bregdetin e Vlorës me vlerë 8 milionë euro, Gjykata jep masat e sigurisë për të akuzuarit!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Gjykata e Vlorës ka lanë në burg 5 nga 6-të të arrestuarit të akuzuar për tjetërsimin e pronave me vlerë 8 milionë euro në bregdetin e Himarës, Dhërmiut dhe Gjilekës.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për pesë të pandehurit, Artur Duni, Arqile Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi dhe Denis Kokoveshi.

Ndërsa për shtetasen Vasilo Mehili është dhënë masa “detyrim paraqitje” me arsyetimin se ishte e vetmja grua mes të arrestuarve.

Ndërkohë është lënë në fuqi masa “arrest shtëpie” për ish kreun e qarkuat, Anesti Dhimojani.

Pritet që për personat e tjerë, të cilët kanë masat detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie, seancat të mbahen në data të tjera.

Nën akuzë për përvetësimin e tokave janë vënë 24 persona, mes të cilëve edhe ish-zyrtari vendor, ndërsa urdhër-arrestet janë lëshuar për tetë prej tyre.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të tjetërsuara, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat