"Aq sa është private, është dhe pasuri publike " Rama paralajmëron normë ligjore për ata që nuk punojnë tokën

Shqipëria

"Aq sa është private, është dhe pasuri publike " Rama paralajmëron normë ligjore për ata që nuk punojnë tokën

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 13:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëron një nismë ligjore për ata që nuk e punojnë tokën por e lënë djerrë.

Në takimin me fermerët në Fier, kryeministri Edi Rama tha se ka angazhuar deputetët që të punojnë me Ministrinë e Financave.

Rama nuk dha shumë detaje por nga ajo që kuptohet nga fjala e tij nënkuptohet që ajo mund të shtetëzohet

Edi Rama: Sot kemi ende toka të papunuara, në një përqindje të vogël por ne nuk duhet të falim asnjë metër katror tokë bujqësore  jo më hektarë të tërë. 

Prandaj, i kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen bashkë me ju dhe njëkohësisht të punojnë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore që kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerrë e të rrijë rehat dhe të thotë “Jo, nuk ta jap ty me qera, nuk ia jap kujt ta punojë, mos ta prekë njeri se dua ta rrethoj ta mbaj me plehra”. 

Këtë nuk e lejon asnjë vend sepse toka aq sa është e jotja private e ta gëzosh t’i shohësh hajrin, aq është edhe pasuri publike. Nuk mund të lihet toka bujqësore me plehra, djerrë.

Rama hodhi poshtë akuzat se nuk është ndërhyrë. 

"Natyrisht që ka rrugë të pabëra në fshat po ne e kemi ndryshuar komplet qasjen. Nuk kemi bërë rrugë se janë ca vota këtu e janë ca vota atje. Të gjitha ndërhyrjet i kemi bërë në funksion të prodhimit, të turizmit. Aty ku janë tokat, aty ku është puna dhe aty ku mund të krijohet punë më shumë." 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat