“Janë shfaqur më egër se kurrë”- Rama sulmon opozitën: Po nxit konflikt për të çuar deri në gjakderdhje!

Shqipëria

“Janë shfaqur më egër se kurrë”- Rama sulmon opozitën: Po nxit konflikt për të çuar deri në gjakderdhje!

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 18:47
Edi Rama

Nga fjala e tij në Fier, Rama sulmoi opozitën, duke thënë se është shfaqur me egër se kurrë, për të nxitur konflikt deri në gjakderdhje.

Duke u ndalur te rasti i vdekjes së të riut Lear Kurti pas arrestimit nga policia, Rama u shpreh se opozita këtë rast e përdor politikisht.

Këto që Rama i quan poshtërsi, i interesojnë vetëm Presidentit rus, Vladimir Putin.

“Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet.

Në një kohë kur e gjithë bota janë prekur drejtpërdrejtë nga lufta, nga inflacioni i luftës. Ndërkohë që qeveria bën gjithë çka mundet për t'i lehtësuar njerëzit, këta janë shfaqur më egër së kurrë, në një përpjekje skandaloze, të turpshme që shkel çdo kufi njerzillëku, për të nxitur konflikt, rrëmujë, për të çuar deri në gjakderdhje.

E patë ça ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht, dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në televizor.

Si mundet të përdhunohet një i vdekur dhe si mund të bëhet kjo në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte.

Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave, duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Si një instrument politik, si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt. I interesojnë shqiptareve që votojnë kundër nesh dhe PS, nuk ka sesi t'i interesojë”, tha ndër të tjera Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat