Polici kufitar përplas me makinë për vdekje një fëmijë 12-vjeçar

Shqipëria

Polici kufitar përplas me makinë për vdekje një fëmijë 12-vjeçar

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, ku një makina ka përplasur një fëmijë 12 vjeç.

Mësohet se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një polic kufitar, i cili pas aksidentit është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat