Sali Berisha thërret protestë, pas vdekjes së Lear Kurtit

Shqipëria

Sali Berisha thërret protestë, pas vdekjes së Lear Kurtit

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 12:15
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë para ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, pasditen e sotme.

Ai bën me dije, përmes një postimi në Facebook, se do të mbahet një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme në kuadër të vdekjes së të riut Lear Kurti e cila sipas tij ka ndodhur “me dhunë”.

Berisha shkroi në Facebook se “Kurti u vra nga “policë banditë të droguar”.

“Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat