Sulmet kibernetike nga Irani, Rama takon homologun izraelit – tregon se çfarë diskutuan

Shqipëria

Sulmet kibernetike nga Irani, Rama takon homologun izraelit – tregon se çfarë diskutuan

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë të diel me homologun e tij në Izrael, Yair Lapid.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë disa fotografi nga takimi, ndërsa ka njoftuar se me kryeministrin Lapid kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Izrael.  Kjo vizitë vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat