Marrëdhëniet Shqipëri-ShBA, nis dialogu i partneritetit strategjik në Uashington

Shqipëria

Marrëdhëniet Shqipëri-ShBA, nis dialogu i partneritetit strategjik në Uashington

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 20:14
Ilustrim

ShBA dhe Shqipëria do të nisin dialogun e partneritetit strategjik, i cili zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Dialogu do të zhvillohet të martën në Uashington dhe synon zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-së.

Procesi synon gjithashtu forcimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë, transportit, klimës, etj.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried, shkruan Euronew.al.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat