Pse nuk i është përgjigjur komisionit? Met Rrumbullaku zbardh arsyen

Shqipëria

Pse nuk i është përgjigjur komisionit? Met Rrumbullaku zbardh arsyen

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:35
Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një seancë në komisionin e Sigurisë u shpreh se sa i përket kërkesave të deputetëve për vdekjen e Lear Kurtit, është i gatshëm të përgjigjet brenda 48 orëve.

“Nuk jam përgjigjur komisionit se kam qenë me shërbim në SHBA.

Kërkesat e deputetëve për Lear Kurtin jam i gatshëm brenda 48 orëve të vij të përgjigjem, edhe për rastin e  Rashës mund t’ju përgjigjem.

Jo gjithçka që thuhet në media është reale. Respektoni mundin e gjakun e policëve”, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat