Një “mesele” Berisha-Meta

Shqipëria

Një “mesele” Berisha-Meta

Nga: Edlira Devolli Leka Më: 25 tetor 2022 Në ora: 13:34
Edlira Devolli Leka

Ilir Metaj deklaron se PL alias LSI  nuk do të nxjerri kandidat për zgjedhjet vendore.

Ata  do të fokusohen vetëm në këshillat bashkiak.

E njëjta metodë e përdorur kur ka qenë në koalicione si me PD dhe PS, LSI punonte vetëm për këshillat  bashkiak.

Madje shkonin dhe kërkonin mbështetje vetëm për siglën e tyre, me shprehjen e famshme "për kandidat votoni kë të doni, ne na duhet vetëm vota për këshill bashkiak". 

Kush ka punuar në terren, e di këtë "mesele".

Edhe që LSI sheh vetëm pazaret e "bllokut" të Metajt këtë e di i madh e i vogël.

Pazari Berisha- Metaj vazhdon, këtë radhë kërkojnë të fusin anëtarët për këshill bashkiak në listën e PD, madje një pjesë të mirë në numrat fitues.

E thjeshtë fare, LSI nuk shpenzon as fonde e as burimet njerëzore për fushatë. Nuk ka përse, janë strukturat e PD që do të  punojnë për ta.

Ilir Metajt i intereson vazhdimi i pazarit me këshillat bashkiak, cilido qoftë kandidati.

Ai do t'i japi një dorë Sali Berishës “me simpatizantët”  që do shkojnë të marrin pjesë për votimin e primareve. Ia dha këtë ndihmë edhe me të ftuarit kur mbushi stadiumin në 11 dhjetor. Ata u pajisën me beixhe me barkod, pa emra.

Ndaj mos u çudisni kur nr i pjesëmarrësve në primare të rezultojë më i lartë se numri i votave që do marri kandidati në zgjedhje.

Kështu PD humb, Rama fiton dhe Berisha e Meta vazhdon  "pazarin për mbijetesë në politikë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat