Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka zbulon detaje nga takimi

Shqipëria

Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka zbulon detaje nga takimi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:46
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbuluar disa detaje nga takimi në Departamentin e Shtetit në SHBA për dialogun e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo theksoi se gjatë këtij takimi u rikonfirmua marrëdhënia pozitive dypalëshe.

Ministrja Xhaçka në Twitter: Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA- Shqipëri  që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.

Një sërë diskutimesh mbi: Mbështetje për Ukrainën; Mbrojtja e demokracisë; Thellim i partneritetit tonë për çeshtjet e sigurisë; Bashkëpunim për sigurinë kibernetike; Forcimi i lidhjeve  transatlantike; Përparim në rrugën e Integrimit Evropian   për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor; Ndryshimet klimatike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat