Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Arrameas të Fushë Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar.
Mësohet se mjet tip “Smart” me targë AA062TO, e ciladrejtohej nga 20-vjeçari H.V., ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën pasagjeri 20-vjeçari me inicialet M.T., banor në fshatin Larushk.
Drejtuesi i mjetit aktualisht është dërguar tek Spitali i Traumës në gjendje shoku.
Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtËsia dhe një kthesë e fortë në rrugë.