Meta i bashkohet protestës: Koha e demokracisë direkte po vjen

Shqipëria

Meta i bashkohet protestës: Koha e demokracisë direkte po vjen

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:14
Sali Berisha dhe Iliri Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e lajmëruar nga Sali Berisha më 12 nëntor.

“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen”, shkroi ish-presidenti në Facebook.

Protesta u njoftua nga Berisha pak orë pas takimit me Metën, ku të dy bashkë vendosën edhe mbi ecurinë e punës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Dua të informoj opinionin publik se opozita shqiptare, Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe forcat e tjera opozitare, nisin në datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Ramës. Është krijuar gjendje katastrofale nga vjedhjet e papërmbajtura të pasurive publike, vjedhjet e buxheteve familjare nëpërmjet çmimeve të larta, pabarazisë absolute para ligjit që sundon në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Pas takimit me Berishën, Meta tha se Partia e Lirisë nuk do të dalë në asnjë bashki me kandidatë të veçantë, por shtoi se Berisha mban përgjegjësi për fitoren e zgjedhjeve. “Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret, kam theksuar që duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist si ky aktuali, ku vetë faktin se vulën e PD-së e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër pluralizmit dhe opozitarizmit është një rast flagrant kundër qytetarëve përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Berisha e mban përgjegjësinë se shqiptarët presin fitoren mbi këtë juntë ai mban përgjegjësinë se e ka ideuar këtë proces dhe unë e duartrokas. Është një proces i vonuar. Duhet të bëjë çdo gjë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë se kemi të bëjmë me një regjim patronazhist të dhunshëm”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat