Shqiptarët më të stresuarit në rajon

Shqipëria

Shqiptarët më të stresuarit në rajon

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon.

Kështu thotë një studim i publikuar nga Gallup, i quajtur “Indeksi i emocioneve 2021/2022”.

Sipas kësaj 59 për qind e shqiptarëve kishin përjetuar më shumë stres vitin e shkuar.

Të intervistuarit thanë se kjo gjendje ka ndikuar në ndjesitë e tyre, të mira apo pozitive qofshin ato.

Viti që lamë pas shënoi një rekord të ri të nivelin të stresit në mbarë botën.

Krahasuar me vitin 2020, ku e gjithë bota u përfshi nga pandemia e COVID, viti 2021 tregoi se 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën përjetuan më shumë stres se më parë, shkruan Euronews.al.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat