Blinken reagon pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurinë kibernetike

Shqipëria

Blinken reagon pas takimit me Xhaçkën: Diskutuam për sigurinë kibernetike

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 08:57
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar në Twitter pas takimit të tij me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri.

Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkruan Blinken.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat