Rama duke pritur Presidenten e KE-së: Ursula po vjen apo jo?

Shqipëria

Rama duke pritur Presidenten e KE-së: Ursula po vjen apo jo?

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:05
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë një foto nga aeroporti i Rinasit në Tiranë ku shihet duke komunikuar në telefon në pritje të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. 

Duket se von der Leyen është me vonesë për ceremoninë e pritjes në Rinas pasi sot ka përmbyllur takimin e saj në Kosovë.

Sipas agjendës, Presidentja e KE-së duhet të pritej me ceremoni në orën 14:30.

“A po vjen apo jo? Në Rinas, për të pritur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat