Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, ka futur provokator, por s’kam pranuar

Shqipëria

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, ka futur provokator, por s’kam pranuar

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:51
Ilir Meta

Kryetari i PL, Ili Meta ka folur për akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Në studion e “Opinion”, Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e kësaj të enjteje se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por ka dështuar.

Pyetje: A ju ka kontaktuar ndonjëherë Sigurimi i Shtetit?

Ilir Meta: Kishim një Ilir Metaj në klasë, babai i tij ishte drejtor i sigurimit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia e ime dhe unë shkoja te shtëpia e tij. Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ka futur provokatorë dhe ka dështuar. Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat