Zjarr në një banesë në Kukës, humb jetën i moshuari

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Kukës, humb jetën i moshuari

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një i moshuar ka humbur jetën pas zjarrit të rënë në banesën e tij në Kukës.

Policia njofton se zjarri ka rënë “rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në të”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat