“S’mund të raportojë një kriminel me uniformë”, Ardi Veliu raporton për buxhetin e AMP, opozita braktis mbledhjen te Siguria

Shqipëria

“S’mund të raportojë një kriminel me uniformë”, Ardi Veliu raporton për buxhetin e AMP, opozita braktis mbledhjen te Siguria

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 13:25
Foto nga takimi

Ardi Veliu, së fundi në postin e kreut të Agjencisë së Mbikqyerjes Policore, raportoi sot në mbledhjen e komisionit të Sigurisë, lidhur me pr/buxhetin e vitit 2023.

Raportimi duket se nuk u mirëprit në komision nga deputetë të opozitës, të cilët sot duket se gjetën konsensusin edhe mes tyre, duke braktisur mbledhjen, ndërsa e konsideruan Veliun ‘një kriminel me uniformë’.

“Komisioni i Sigurisë duhet të japë kontribut për luftën ndaj krimit jo të presë dhe dëgjojë analfabetë që fyejnë çdo qytetar, çdo punonjës të policisë! Ne refuzojmë të dëgjojmë analfabetë që përfshihen në manipulime kriminale për të ndihmuar krimin! Ardi Veliu duhet të ishte para drejtësisë, refuzojmë të pranojmë në komision analfabetë të përfshirë në favorizim të krimit duke manipuluar ngjarjet” u shpreh Salianji.

Ndëkohë demokrati Flamur Noka përsëriti akuzat për manipulim të ngjarjes ku vdiq 32 vjecari Lear Kurti.

“Pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit, ky zotëri vrapoi të manipulojë ngjarjen dhe të shpallë kriminel të vdekurin. Standardi juaj është që krimi të jetë në pushtet. Refuzojmë të pranojnë një kriminel me uniforma të na raportojë.”- vijoi Noka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat