Vrau fqinjin pas sherrit për pronën, arrestohet autori

Shqipëria

Vrau fqinjin pas sherrit për pronën, arrestohet autori

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 09:41
Fatmir Manellari dhe Safet Hyskollari

Fatmir Manellari i akuzuar si autor i vrasjes dy muaj më parë të Safet Hyskollarit në fshatin Gështenjas të Pogradecit është arrestuar.

Autori është vënë në pranga mëngjesin e së shtunës në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 shtator ku Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij.

Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikishtpër një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa nga SHBA ishte kthyer pak ditë para se të ndodhte krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat