Grabitja në Brazil, 200 lekshi shqiptar nxjerr zbuluar hajdutin

Shqipëria

Grabitja në Brazil, 200 lekshi shqiptar nxjerr zbuluar hajdutin

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 10:17
Ajo që i ka bërë përshtypje policisë braziliane, ishte se mes parave të sekuestruara

Ekipi nga Komanda e Specializuar e Policisë në Brazil arrestoi dy të dyshuar për grabitje në Aparecida de Goiânia ditën e djeshme.

Ndërkohë sipas Policisë Ushtarake, ata do të ishin gati të hipnin në autobus për në Rio de Zhaneiro.

Por ajo që i ka bërë përshtypje policisë braziliane, ishte se mes parave të sekuestruara, policia gjeti euro, dollarë, pesos, madje edhe para shqiptare. Nuk dihet kombësia e grabitësve.

Janë sekuestruar rreth 3200 R$ në valutë, pesë palë atlete të importuara dhe një teh çelësi i përdorur në grabitje. Arrestimi erdhi pas një informacioni anonim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat