Meta në Konvetën e PL-së: Kur të qeverisim ne, administrata do të jetë me profesionistë dhe jo me patronazhistë

Shqipëria

Meta në Konvetën e PL-së: Kur të qeverisim ne, administrata do të jetë me profesionistë dhe jo me patronazhistë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:48
Ilir Meta

Ilir Meta pritet të marrë besimin sot si kryetari i Partisë së Lirisë,  në një garë ku ai është i vetëm, gjë për të cilën theksoi se kështu ishte më e ndershme se sa të nxirrte një kandidat sa për të qenë.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Meta tha se në programin e PL-së përfshihet edhe një pikë e rendësishme që ka të bëjë me administratën publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Meta tha se administrata gjatë qeverisjes së PL-së do të jetë me profesionistë dhe jo me patronazhistë.

Meta tha:

Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Tatim Mbi Dividentin në masën 8%, ndërsa do taksojë profesionistët e rinj, të vetpunësuarit, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë dhe ekonomisë, me 23% të fitimit.

A ka taksim më të pandershëm mbi kapitalin njerëzor? Mbi talentin, arsimin, energjinë dhe djersën e shqiptarëve të kualifikuar për punë?

Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas.

Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse.

Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian.

Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja.

Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëimit dhe burokracive.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat