Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, 3 të lënduar

Shqipëria

Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, 3 të lënduar

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Elbasan-Librazhd, mesditën e sotme 29 tetor.

Abcnews.al mëson se aksidenti ka ndodhur pranë Xhamise së Naxhareshës.

Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferëve.

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i dhënies se përparësisë nga shoferi i automjetit Golf.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat