Gjykata e 16-të hetimore e Barcelonës ka arkivuar për herë të dytë çështjen e shqiptarit Saimir Sula, i cili vdiq në Spitalin del Mar në vitin 2020 në rrethana të çuditshme.
Familja e tij ka denoncuar se trupi i të riut shqiptar ka mbërritur në Tiranë për autopsi pa zemrën e tij. Ata tashmë kërkojnë bërjen e analizës së ADN-së për zemrën që iu dorëzua disa javë më pas nga autoritetet spanjolle.
Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00, teksa pandemia ishte ende në fazën fillestare. I riu shqiptar i quajtur Saimir Sula hyri në Spitalin del Mar të Barcelonës i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test Covid, i cili i doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. Tetëmbëdhjetë orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.
Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, autoritetet kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk e pranoi një kërkesë të tillë sepse pa mavijosje në trupin e vëllait. Ajo argumentoi se kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë, ku gjatë autopsisë u konstatua se trupi kishte mbërritur pa zemër.
Familja kërkoi shpjegime nga Hospital del Mar në Barcelonë për arsyet e vdekjes së papritur të njeriut të afërm. Ata denoncuan në Barcelonë mbërritjen e trupit pa zemër. Çështja, megjithatë, po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar për familjen, pasi gjykata e Barcelonës e ka depozituar dy herë dhe tani ata përballen me mundësinë e fundit të apelimit.
DYSHIMET E ARSYESHME
Pas denoncimit të parë, Majlinda mori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Shkencave Ligjore të Katalonjës (IMELEC), një raport ku thuhej se zemra e të vëllait të saj ishte gjetur.
Ajo e mori lajmin me habi dhe dyshoi nëse ky organ i përkiste pikërisht Saimirit. Këtu lindin dhe të panjohurat e para: pse një zemër po shfaqej tani nga askundi? Kush e kishte nxjerrë dhe pse? A ishte vërtet zemra e humbur e Saimirit?
Nisur nga dyshimet e arsyeshme dhe të nxitura nga Prokuroria Shqiptare, Majlinda kërkoi (përmes avokatit të saj, Carlos Sardinero), një test ADN-je zemra e pretenduar si e Saimirit. Por të gjitha kërkesat janë refuzuar. Për më tepër, çështja është pushuar në dy raste nga Gjykata Hetuese Nr. 16 e Barcelonës, pavarësisht urdhrave shqiptarë. Por as motra e të ndjerit dhe as avokati i tij nuk besojnë se kjo zemër i përket Saimirit.
Kështu edhe sot e kësaj dite familja e viktimës pohon se ende nuk e dinë se çfarë i ndodhi Saimirit atë natë, pse trupi mbërriti në Tiranë pa zemër dhe nga erdhi zemra që i atribuohet Saimirit. Përveç kësaj, datat e vdekjes dhe nxjerrjes së zemrës nuk përkojnë. Në raporti e zemrës së dërguar flitet për një vdekje nga fundi i prillit, ndërkohë që Saimiri vdiq më 8 maj.
MISTERI I PARË
Për misterin e parë, çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë, familja ende nuk ka kuptuar asgjë. Versioni zyrtar flet për një arrest kardiorespirator si shkak i vdekjes. Siç theksojnë ata, Saimiri është nervozuar kur ka hyrë për t’u kuruar dhe ka filluar të sillet dhunshëm, gjë që bëri që sigurimi i spitalit ta neutralizonte.
Ndërkohë motra e tij deklaroi për EL PERIÓDICO DE ESPAÑA: “Saimir ka hyrë në spital më 8 maj në orën 23:00. Në orën 17:00 të së nesërmes më kanë thënë se ka vdekur. Besojmë se ka ai ka ndërruar jetë një orë më parë, por ata kanë marrë kohë për të njoftuar familjen. Ata kamnë marrë pak kohë për të përgatitur gjithë situatën.
Vëllai ka pasur goditje gjithandej, mavijosje, trauma. I ka rënë syri. Mendojmë se e kanë tepruar. Më kanë telefonuar nga spitali dhe më kanë thënë se vëllai ishte shumë i shqetësuar. Por Saimir më ka telefonuar vetë dhe më ka thënë: “Eja të më marrësh. Po më marrin frymën, po më vrasin”. Por nuk më lanë, se ishim në fazën e parë të Covidit. Vëllai im ishte mirë para se të hynim brenda. Kishte ethe, por ai ishte mirë dhe nuk ishte i shqetësuar, madje bëmë shaka para se të mjekohej”Ne kemi kërkuar regjistrimet e kamerave të vëzhgimit të spitalit, por ato nuk na i japin. Nëse është një kontroll proporcional, nuk duhet të jetë aq e vështirë apo e mundimshme për të marrë ato video,” thotë avokati Carlos Sardinero, i cili këmbëngul ” që shpjegojnë se në çfarë konsistonte ai reduktim. Le të deklarohen si hetues rojet e sigurisë që kanë qenë atë natë, se kanë bërë frenimin, kështu ka ndodhur arresti kardio-respirator”.
ASNJË IMAZH
Megjithatë, familjes nuk u është siguruar regjistrimi i kamerave të sigurisë. Madje as rojet që kanë kryer manovrën e përmendur nuk janë thirrur për të dëshmuar. Në urdhrin e pushimit gjyqësor, magjistrati vë në dukje se Saimiri ishte “skizofren me disa episode psikotike” dhe se vuante nga sëmundje të mëlçisë, duke konstatuar se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. Diçka që nuk përputhet me goditjet që familja pa dhe dokumentoi në trupin e Saimirit.