“Alo policia ndihmë…!” Kolumbiani “ngec” në Dhërmi, çfarë ndodhi disa orë më parë në zonën e pyllëzuar

Shqipëria

“Alo policia ndihmë…!” Kolumbiani “ngec” në Dhërmi, çfarë ndodhi disa orë më parë në zonën e pyllëzuar

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Policia i ka ardhur në ndihmë një turisti kolumbian që kishte ngecur në një zonë të izoluar në Dhërmi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai kishte ngecur në një zonë të pyllëzuar me terren të vështirë.

Pas telefonatës që mori, policia ka arritur ta shpëtojë turistin dhe fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Punonjësit e Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, i vijnë në ndihmë një turisti kolumbian që kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar, në terren të vështirë, në fshatin Dhërmi.

Mesditën e sotme, në sallën operative Himarë ka ardhur një telefonatë se një turist kolumbian kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, në fshatin Dhërmi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e turistit kolumbian, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Vlorë fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat