Përfundon afati për kandidaturat për kreun e SPAK, ambasadorja Yuri Kim vizitë në Prokurorinë e Posaçme: Askush mbi ligjin

Shqipëria

Përfundon afati për kandidaturat për kreun e SPAK, ambasadorja Yuri Kim vizitë në Prokurorinë e Posaçme: Askush mbi ligjin

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Kim ka pasur takime me prokurorët e posaçëm të kësaj strukture si dhe kreun e saj Arben Kraja.

“Takova në SPAK Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen për punën e tyre të rëndësishme

Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve, që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”,shkruan Yuri Kim.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat