Policia e Dibrës njofton se është arrestuar një 31-vjeçar pasi ka kanosur Drejtorin e spitalit të Bulqizës për shkak të detyrës.
Njoftimi zyrtar:
Dibër – Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë.
Ai ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.