Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Posaçëm që u ngrit për inceneratorët, është thirrur të paraqitet paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë Speciale.
Ajo do të pyetet nga prokurorët e SPAK për aferën e inceneratorëve, duke u bërë kështu politikania e disatë që thirret për të dëshmuar.
Ajo do të dëshmojë në cilësinë e personit kallëzues për këtë aferë të bujshme që po hetohet nga drejtësia shqiptare.
Tabaku pritet të shkojë në ambientet e SPAK në orën 10.30, dhe më pas do të japë një deklaratë për mediat.