Pas një pune intensive grupi hetimor, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të aksidentit me vdekje në aksin rrugor Levan- Novoselë, në fshatin Ferras në datë 2 nëntor.
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Selam Çela, i datelindjes 58 vjeç, lindur dhe banues në Kraps, bashkia Patos.
58-vjeçari me automjetin e tij tip “Mercedes” me targa AA075 CU, ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Ylli Toska, i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën.
Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që automjeti është gjetur në banesën e tij. Ndërkohë autori i aksidentit vdekjeprurës ndodhet ende në kërkim.