Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konsideruar një formë presioni dhe kërcënimi vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit vendas të energjisë elektrike.
Në një konferencë për mediat, ai tha se prodhuesit privat ia shesin shtetit energjinë që prodhojnë, 7 herë më lirë se sa Rama e merr nga jashtë.
Kjo, sipas Metës, tregon se korrupsioni i qeverisë në sistemin energjitik është marramendës.
Meta: Kërcënimi për vendosjen e fashës energjike është një përpjekje populiste për të justifikuar pagimin e energjisë nga qytetarët sipërmarrës që ai kërkon tu vendosë taksën e jashtëzakonshme që janë përballur me shumë problematika dhe i kanë kursyer qindra milionë shtetit.
Ata ia shesin energjinë shtetin 7 herë më lirë energjinë elektrike që prodhojnë se sa e importon Edi Rama nga jashtë. Nuk janë fitimet e tyre marramendëse, por është korrupsioni i tij dhe i bandës në sistemin e energjisë. Ndërkohë që kemi këtë klimë represioni ndaj biznesit, ndaj prodhimit vendas, kemi njëkohësisht goditje të lirisë së medias, sidomos kur pasqyrojnë skandalet e qeverisë. Është momenti që qytetarët,. bizneset e ndershme që ndihen të kërcënuara nga ky sulm arbitrar dhe nga kjo politikë shantazhuese, është koha të reagojmë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit.