Protesta kombëtare e datës 12 nëntor, Berisha lajmëron orarin se kur do të nisë

Shqipëria

Protesta kombëtare e datës 12 nëntor, Berisha lajmëron orarin se kur do të nisë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:16
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar këtë të shtunë se protesta e datës 12 nëntor do të mbahet pas dreke.

Berisha tha se protesta do të nisë në orën 16:00.

“Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është e përqendruar në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Agjenda konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me rëndësi për triumf”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat