Nuk i është bashkuar grupimit të Berishës, kush është deputeti i PD-së që pranon të bashkëpunojë për primaret

Shqipëria

Nuk i është bashkuar grupimit të Berishës, kush është deputeti i PD-së që pranon të bashkëpunojë për primaret

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 12:17
Bledion Nallbati nuk i është bashkuar grupimit të Berishës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili aktualisht mban mandatin e deputetit nuk i është bashkuar grupimit të Berishës.

Por, ndryshe nga disa prej kolegëve të tij që janë në grupimin e Alibeajt, ai do të bashkëpunojë me grupimin e Berishës për të zhvilluar primaret në degën e Devollit.

Kjo në mënyrë që kandidati i PD-së në atë bashki të dalë nga procesi i primareve.

Bledion Nallbati ishte dje në selinë blu të Partisë Demokratike për të tërhequr të gjitha materialet për të zhvilluar procesin e primareve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat