Ish-kryeministri Berisha ka garantuar se në Partinë Demokratike do të ketë ripërtëritje të elitës politike.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në FB, Berisha u bëri thirrje të rinjve të bëhen pjesë e garës së primareve në PD, ku do dalë kandidati për bashkitë e qyteteve.
“Të rinjtë po afron dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh në PD, duhet të theksoj në këtë rast. PD është parti e rithemeluar, ishte vendimtar për ekzistencën dhe misionin e saj. Ajo do hapë dyert dhe janë këto primare në të cilat kanë vendosur, dhe unë ftoj sa më shumë të rinj të garojnë, për qytetarë të parë të bashkive të vendit.
Ndërkohë po krijohen një tërësi departamentesh, në tërësi intelektual të fuqishëm të rinj janë anëtarësuar ose kanë marrë drejtimin në këto departamente.
Do ketë ripërtëritje të padiskutueshme të elitës politike të PD.
Ne epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve“, tha ai.