Aksident në Maliq, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 27-vjeçar

Shqipëria

Aksident në Maliq, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 27-vjeçar

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në Maliq, në afërsi të fshatit Zvezdë me pasojë një të lënduar.

Mësohet se një mjet me drejtues A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, Devoll, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ky 27-vjeçari ka marrë lëndime dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat