A do të garojë për Bashkinë e Durrësit? Reagon Agron Duka dhe tregon vendimin e fundit që ka marrë

Shqipëria

A do të garojë për Bashkinë e Durrësit? Reagon Agron Duka dhe tregon vendimin e fundit që ka marrë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili u përfol kohët e fundit për një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Durrësit, ka reaguar për opinionin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Duka shkruan se ai nuk do të futet në garë për Bashkinë e Durrësit, por do të mbështesë fort Igli Carën, i cili ka shprehur dëshirën për të garuar për Bashkinë e qytetit bregdetar.

Postimi i tij:

Nuk do të garoj në Durrës, do të mbështes kandidaturën e Igli Carës!

Të dashur qytetarë të Durrësit!

Përmes këtij postimi dua të ndaj me ju një vendim.

Më njoftuan nga dega lokale e PD-së në këtë qytet se në disa njësi, anëtarësia e kësaj partie më ka propozuar si kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet paraprake, për kandidatin për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore, si përfaqësues i opozitës.

Ndjej të falenderoj çdo qytetar durrsak, që është pjëse e Partisë Demokratike, dhe që ka propozuar që unë të jem në këtë garë. E vlerësoj maksimalisht dhe, me zemër do të doja ti përfaqësoja ata dhe shumë të tjerë në këtë garë, me dëshirën e madhe për të bërë më të mirën për qytetin dhe fshatrat e Durrësit.

Por, duke qenë kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, unë jam i detyruar ti përkushtohem fushatës së PAA-së në të gjithë Shqipërinë. Ndaj dhe e kam të pamundur të jem personalisht pjesë e kësaj gare.

Unë i premtoj çdo demokrati dhe çdo qytetari durrsak, se kontributi im do të jetë, si përherë, për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie.

Unë përsonalisht dhe PAA me strukturat e saj, do të mbështesim zyrtarisht kandidatin demokrat Igli Cara, me bindjen e plotë se ai është njeriu që i duhet bashkisë së Durrësit dhe qytetarëve të Durrësit.

Edhe njeherë, falendroj ata që më kanë propozuar dhe i siguroj se do të jemi bashkë në të njëjtin front, për të bërë më të mirën për qytetin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat