Ngujoi fëmijët dhe gruan për 6 vite, Gjykata lë në burg radikalistin, Gjergj Laçi

Shqipëria

Ngujoi fëmijët dhe gruan për 6 vite, Gjykata lë në burg radikalistin, Gjergj Laçi

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:47
Gjergj Laçi

Gjykata e Tiranës cakton arrest me burg për  Gjergj (Xherxh) Laçin.

52-vjeçari, gjatë seancës ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit ne shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Ka pretenduar se është i pafajshëm. Fishekët dhe thikat i mbaja për punë, ka deklaruar ai perpara togave të zeza.

Avokati kërkoi raport mjekoligjor nëse Laçi ka apo probleme të shëndetit mendor apo jo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat